Një adoleshent akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij 14-vjeçar me plumb në kokë, është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës dje më 28 qershor 2015, ndërsa 17 vjeçari me inicialet Z. Sh. ka qëlluar nga pakujdesia me armë gjahu kushëririn e tij Sh. Sh.
Adoleshenti 17-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa ai mundohej të fshihej në pyll i përfshirë nga paniku.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj.











