Çudirat e fenomeneve atmosferike janë vërejtur së fundmi në Tetovë.
Natën mes 26 dhe 27 qershorit në një lartësi mbidetare 2.650 metra, mbi kodrën e Diellit mbi Tetovë, në lokacionin e quajtur Maja e Titos që është edhe maja më e lartë e Malit Sharr, janë regjistruar reshje të borës të cilat janë të pazakonta për këtë periudhë.
Pamjet janë regjistruar nga shoqata e alpinistëve “Argentus Maunt” nga Tetova, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe portali i specializuar për parashikime meteorologjike Metopro.












