Dy automjet janë djegur gjatë natës së kaluar në Tiranë, njëri prej të cilëve i përket komandantit të Repartit të Policisë, “Shqiponja” të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Ekspozitës në Tiranë, ndërsa të dy makinat kanë qenë të parkuara.
Burimet e policisë lokale, bëjnë të ditur se automjetet e djegura janë “Benz” me targa AA 107 EO dhe “Benz” me targa TR 6360 K.
Dyshohet se djegia e automjeteve ka qenë e qëllimshme dhe objekt ka qenë mjeti i oficerit të policisë, ndërsa mjeti tjetër është djegur aksidentalisht, duke qenë se ndodheshin të parkuar pranë.











