Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Hysni Roçin, drejtorin teknik të 4 farmacive private. Roçi dyshohet se është i përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet.
Skandali me rimbursimin e ilaçeve kap vlerën e 56 milionë lekëve, ndërsa në skemën mashtruese të ilaçeve ishin të përfshira 4 farmaci private.












