Në orët e para të ditës së sotme efektivë specialë të policisë kanë filluar ndërhyrjen dhe kotrollin e banesave në fshatin Lazarat.
Banesat e para të kontrolluara janë të Arbion e Alban Aliko, si edhe të Sebastian Shurdhi.
Me fokus identifikimi dhe kapja e autorëvë të mundshëm të dyshuar që një ditë më parë vranë oficerin e forcave special të RENEA-s, Ibrahim Basha, si dhe plagosë dy oficerë të tjerë, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj, operacioni i ndërhyrjes dhe kotrollit të policisë, do të vazhdojë në çdo pëllëmbë të fshatit, bëjnë të ditur burimet e policisë.











