Ka përfunduar numërimi i votave për këshillin bashkiak të Tiranës. Përfundimisht PS ka edhe numrin më të madh të këshilltarëve në bashkie, gjithsej 25 pasi ka grumbulluar 108 mijë vota ose 37% të të gjithë votuesve në vend.

PD renditet e dyta në Tiranë me 17 këshilltarë pasi ka marrë rreth 78 vota ose 26% të të gjithë votave në kryeqytet dhe ish-komunat përreth.

E treta është LSI me 13 këshilltarë pas ka marrë 54 mijë vota ose 18% të të gjithë votuesve.

Partia e katërt është PDIU me 3 këshilltarë ose 11mijë vota që do të thotë 4% e elektoratit.

Më pas renditet FRD me 5800 vota duke siguruar 1 këshilltar. Po ashtu edhe LZHK merr 1 këshilltar pasi ka grumbulluar 3000 vota. PR merr 1 këshilltar dhe ka grumbulluar 4700 vota.











