• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Humbi në popull, Ilir Meta synon të rrëmbejë bashkinë e Vorës në tavolinë

admin by admin
25 June, 2015
in Politika
0
FOTO/ Humbi në popull, Ilir Meta synon të rrëmbejë bashkinë e Vorës në tavolinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Ilir Metës, që të mos e trashin më shumë zullumin në Vorë, se nuk do të munden kurrë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve të shprehur qartë dhe prerë

 

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, ka denoncuar sot në një dalje publike para gazetarëve, tentativën për vjedhjen  mandatit të kryebashkiakut të Vorës, nga LSI.

Deklarata e plotë e Astrit Patozit

“Jam sot këtu  për të shprehur një alarm publik, lidhur me atë që po ndodh me mbylljen e procesit zgjedhor në bashkinë e Vorës.
Megjithëse fitorja e kandidatit të opozitës është e qartë, ka një përpjekje evidente për ta vjedhur atë në tavolinë nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë, ka një zvarritje të qëllimshme të procesit të numërimit për këshillin bashkiak, e cila shoqërohet me shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ dhe në tavolinat e numërimit.
nora malaj-genci qamoDhe ndërkohë që në KZAZ situata është e nderë dhe përfaqësuesit e PD-së ndodhen vazhdimisht nën presion, në Vorë zhvillohen çdo ditë protesta nga militantë të mazhorancës, që pretendojnë manipulimin e zgjedhjeve nga opozita. Ato udhëhiqen në të gjitha rastet nga drejtues të lartë politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është hera e parë në Shqipëri, por ndoshta edhe më gjerë, që pushteti proteston në rrugë, duke akuzuar opozitën se i ka vjedhur votat.
Protestat nisën menjëherë pas daljes së rezultatit për kandidatët, ku përfaqësuesi i opozitës rezultoi fitues me rreth 250 vota. Individë të të gjitha kategorive rrethuan fillimisht KZAZ-në, por pastaj u larguan prej aty vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Brendshëm, për të vazhduar në sheshe të tjera.
Është fare e qartë se LSI shpreson që ta rrëmbejë fitoren e kandidatit të opozitës duke pasur në mëndje shumica të çuditshme, që mund të krijohen në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor, ndonëse nuk ka asnjë argument ligjor dhe provë që të mbështesë pretendimet e saj.
Përfaqësuesit e saj janë shprehur për rreth 500 transferime qytetarësh në 6 muajt e fundit drejt bashkisë së Vorës, por e vërteta është se ato janë gjithsej vetëm 59 raste, që nga janari e këtej, madje njëri prej tyre është edhe i vëllai I kandidatit të LSI-së.  Me kërkesën e mazhorancës për këtë ka nisur një hetim, i cili nuk përbën fare shqetësim për ne. Por dje prokurori i çështjes,Genci Qano, u pa në shoqërinë e zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, e ngarkuara nga LSI për zgjedhjet në Vorë, dhe kjo që sigurisht që është një problem.
nora malaj - genci qamoNë këto kushte, Partia Demokratike i kërkon bashkëpërgjegjësve për integritetin e procesit zgjedhor, kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që të mos e trashin më shumë zullimin në Vorë, sepse nuk do të munden kurrë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve të shprehur qartë dhe prerë atje.
Të heqin dorë sa më parë nga çdo përpjekje të dhunshme apo të paligjshme për ta zvarritur dhe bërë pis procesin e numërimit dhe të ndalojnë protestat e nxitura politikisht dhe të udhëhequra prej tyre. Në rast se sot po protestohet nga qeveria se Partia Demokratike u paska vjedhur votat, nuk është çudi që nesër të kemi protesta në rrugë dhe sheshe, që Shqipëria të mos ketë fare opozitë. Përdorimi i bandave, i policisë dhe i administratës, kërcënimet dhe shantazhet, goditjet e përsëritura ndaj vetë kandidatit Ismaili, gjatë gjithë fushatës, madje edhe në ditën e votimit, edhe pa këto të fundit, do të ngelen një njollë e zezë e këtyre zgjedhjeve. Ndaj boll më!
nora malaj-genci qamo1Ndërkohë, duke i falënderuar për mirëkuptimin e deritanishëm, i kërkojmë misionit të OSBE/ODIHRi-it në Tiranë dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin vëmendjen e tyre ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Vorë. Përpara të gjithëve ne po përgatitet rrëmbimi i një mandati të opozitës, ndonëse gara është mbyllur dhe fitorja është e pastër. Dhe në rast se kjo ndodh, në Shqipëri, as tani dhe as më vonë, nuk mund të flitet më për zgjedhje”.

Previous Post

FOTO/ Zbulohet kamioni nga u qëllua mbi policinë në Lazarat

Next Post

Gjendja e dy efektivëve të plagosur e qëndrueshme, njëri del sot nga spitali, tjetri nesër

admin

admin

Next Post
Gjendja e dy efektivëve të plagosur e qëndrueshme, njëri del sot nga spitali, tjetri nesër

Gjendja e dy efektivëve të plagosur e qëndrueshme, njëri del sot nga spitali, tjetri nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.