Faqja on-line e shitjeve, “Firebox”, ka hedhur në shitje versionin më të shtrenjtë të Orës Apple.
Ora prej ari 18 karat do të ketë veçoritë e saj, në dallim me të gjitha modelet e tjera.
Trupi i pajisjes është i gjithi i përbërë nga metali i çmuar, ndërsa fytyra dhe rripi janë të mbuluar me diamante.
Kjo orë është në shitje për 210 mijë euro.











