Tension në Malësinë e Madhe kur kanë mbetur edhe 25 kuti për tu numëruar për kryetarin e bashkisë. Mësohet se konflikti ka nisur mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së, për tu ndezur më shumë kur është goditur me grushte kryetari i PD-së, Pjerin Spathari.
Burimet nga ngjarja thonë se i pranishëm ka qënë edhe deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj. Aktualisht tani ka edhe krisma armësh. Në këtë bashki konkurojnë Tonin Marinaj për PS dhe Anton Kokaj për PD.












