Kandidati i opozitës për bashkinë e Malësisë së Madhe, Anton Kokaj, ka identifikuar deputetin e PS-së Paulin Stërkaj si protagonistin e aktit të dhunshëm në ambientet e jashtme të vend-numërimit të votave.
Sipas Kokajt “Paulin Stërkaj dhe banda e tij dhunuan fizikisht kryetarin e degës së PD. Jo vetëm kaq, por deputeti socialist nxori edhe armën e kërcënoi banorët e shumtë që gjendeshin aty rrotull. Në bandën e deputetit socialist bëjnë pjesë rreth dhjetë persona që i ka sjellë nga Tirana dhe që nuk i njeh askush këtu”, denoncoi kandidati i opozitës.











