Kutitë e votimit të Lazaratit kanë ofruar befasi për numëruesit dhe të gjithë ata që ishin grumbulluar në qendrën e numërimit të votave. Fshati i njohur për kultivimin e kanabisit më cilësi të lartë, është ndërkohë i dalluar për qëndrimin e palëkundur pro PD-së që nga viti 1990.
Ndryshe nga herët e tjera që votat për të majtën ishin me një ose maksimumi dy shifra, kësaj here ishin me tre shifra.
Në votim për bashkinë e Gjirokastrës morën pjesë 2075 votues ku PD ka marrë 1910 vota, e majta PS dhe LSI ka marrë 113 vota.











