Në orën 19.00 pothuajse të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me përjashtim të atyre rasteve kur ka pasur ende në rradhë votues.
Numri i votuesve të regjistruar: 3.372.471. Numri ne total i qendrave te votimit 5.301. Pjesemarrja e votuesve nga qendrat e votimit qe kane derguar te dhena deri 3 orë para mbylljes së kutive të votimit 40,56%. Numri total i njerezve qe kane votuar ne qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 918.116. Numri i qendrave te votimit qe kane derguar te dhena 3.560.
Procesi i votimit ka hasur probleme të menaxhimit ndërkohë që disa qendra votimi ka pasur ankesa për përpjekje apo arritje të manipulimit të votimit. Votimi i sotëm nuk është në nivelin e cilësisë së votimeve përgjatë dhjetë viteve të fundit.











