PS pritet të marrë 200-250 mijë vota më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2013, tha Kastriot Islami sonte në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi. Islami është i njohur si analist për zgjedhjet dhe ai ashtu si Skënder Gjinushi, njihet si krijues i disa skemave elektorale më vitin 2000, 2001 kur ishte deputet dhe drejtues i lartë i PS-së, por edhe më pas.
Islami e lidh këtë rezultat me qeverisjen e keqe të së majtës.
Por një tjetër indikator që vë në dyshim rezultatin e pritur nga PS është pjesëmarrja në votime. Në zonat e majta kjo pjesëmarje ka qënë e vogël sic është rasti i Vlorës me rreth 35%.











