Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka deklaruar pas përfundimit të procesit zgjedhor,s e “të dhënat e para flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja gjendet në kuti. Moment i rëndësishëm është numërimi, ka thënë ai, duke apeluar se numëruesit duhet të bëjnë që zëri i qytetarëve të dëgjohet. Unë, PD dhe qytetarët e Tiranës janë pranë jush, së bashku nuk do të lejojmë deformimin e vullnetit të popullit”, u shpreh Kosova.











