Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi tha se procesi i votimi është hapur në të gjitha qendrat e votimit që në mëngjes dhe po vijon normalisht. Ajo nuk përmendi problematika që po diskutohen në KQZ. Sipas saj ka pasur vetëm probleme të vogla teknike. Në lidhje me qendrat e votimit kemi informacion për 1150 qendra votimi, në 11 qarqe. Përqindja e votimit është 35%.
Luzi kritikoi sekretarëte KZAZ për vonesa në dhënien e informacionit nga zonat zgjedhore në KQZ. Sipas saj edhe në burgun e Peqinit po vijon votimi pavarësisht disa lajmeve se atje është ndërprerë votimi.












