Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një automjet është djegur, dhe dyshohet se kanë gjetur vdekjen tre personat e ndodhur në të, ndërsa është plagosur një i katërt.
Të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Automjet ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ky ka qenë momenti fatal, sepse është përfshirë nga flakët.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton.
(Vijon)











