Vladimir Gjuta lihet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Kështu ka vendosur sot, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të rënda, ndaj të akuzuarit për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministirit të Brendshëm, Saimi Tahiri.
Vetë Gjuta, mësohet se ka mohuar akuzat.
“Nuk kam lidhje me triolin te farmacia”, është shprehur Gjuta.
Pritet që po sot, e njëjta gjykatë të vlerësojë masat e sigurisë edhe dy personat e ndaluar me Gjutën, Indrit Ademi, në makinën e të cilit u gjen pistoleta e Vladimir Gjutës, si edhe Blerim Thaçi, nga Prizreni.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Arrestohet_Vladimir_Gjuta_per_tritolin_ndaj_farmacise_se_Tahirit_3655_1.php












