Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon që KQZ të marrë një vendim për listat zgjedhore në Durrës dhe Kavaje.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila i kërkon KQZ që të shprehet me një vendim për parregullsitë e listave zgjedhore në Durrës dhe Kavajë. Partia Demokratike i kërkon KQZ që t’i heqë nga lista zgjedhore këta zgjedhës pasi auditi i KQZ dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kanë evidentuar shkelje në listat zgjedhore.
Kjo çështje tashmë është bërë objekt edhe i organeve gjyqësore.
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar listat zgjedhore në Durres dhe Kavajë.











