Nëntë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një kishë afro-amerikane në Charleston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shefi i Policisë i Karolinës së Jugut, Gregory Mullen, tha se 8 nga viktimat u vranë brenda kishës, ndërsa i nënti vdiq në spital.
I dyshuari i masakrës është një person i bardhë, në të njëzetat. Mes viktimave është edhe pastori i kishës, Clementa Pinckney.
Vrasjet kanë ndodhur të enjten në orën 21:00 me orën lokale (01:00 me atë shqiptare).
“Është e paimagjinueshme që dikush në ditët e sotme të hyjë në një kishë gjatë meshës dhe t’i marrë jetën besimtarëve”, tha Mullen.
Senatori i Karolinës së Jugut, Joe Riley,shkroi në Tëitter, “Më dhemb zemra për Charleston-in dhe Karolinën e Jugut”.











