Sheshi Nënë Tereza dhe të gjitha hyrjet e segmenteve rrugore që lidhen me të do të jenë të bllokuara sot deri në mesnatë, për kalimin e automjeteve.
Ky bllokim ndodh sepse në orën 18:30 Partia Socialiste zhvillon mitingun përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërsa nesër ne 19:00, po në sheshin Nënë Tereza takimin përmbyllës elektoral do ta zhvilloje Partia Demokratike.












