Incident i rëndë me sfond elektoral në Elbasan. Persona të armatosur kanë hyrë në një banesë të përfaqësuesit të PD-së dhe kanë kanosur me armë ate dhe familjaret e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji. Policia thote se ka qene vetem nje person i armatosur. Mësohet se fill pas marrjes së lajmit të këtij incidenti, është nisur për në Elbasan edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarëve.











