Në mitingun përmbyllës të Rilindjes në sheshin nënë Tereza ka përshëndetur edhe Bamir Topi. Nga tribuna rozë ai bëri thirrje që të votojnë të gjithë për kandidatin e Rilindjes. Duke iu drejtuar elektoratit të vet, ai kërkoi prej tyre që “Para se të votoni për FRD votoni për Erion Velinë”. Topi e konsideroi Veliajn një lider të ri. “Unë vlerësoj një bashkëpunim të ri për një lider të ri, energjik i pjekur qysh në rini, vlerësim të vecantë për administratorin e ri të Tiranës, z, Veliaj. Kam vlerësuar komunikimin njerëzor, atë politik dhe projektet e tij”, tha Topi.











