Tmerret e ISIS-it nuk njohin kufij. Pas pilotit jordanez të djegur të gjallë dhe ekzekutimeve me gjak të ftohtë, ka dalë një tjetër video. Vendi është gjithnjë i njëjti, në shkretëtirë dhe veshje ngjyrë portokalli në stilin Guantanamo për të dënuarin me vdekje.

Të reja gjithsesi janë modalitetet e ekzekutimit, ku një i ri është lidhur në një kryq dhe i janë prerë duar e këmbë nga xhihadistët. Megjithatë pritet verifikimi i autoriteteve mbi vërtetësinë e regjistrimit.
Video zgjat rreth katër minuta dhe fillon si zakonisht me rrëfimin e të burgosurit, i akuzuar se është një spiun sirian. Titulli i zgjedhur nga militantët e Shtetit Islamik (Shfarosja e spiunëve 1) është elokuent dhe parashikon ekzekutime të reja. Për dhunën në video, ‘You Tube’ ka zgjedhur ta heqë nga rrjeti regjistrimin, duke u mjaftuar vetëm me disa foto.shqip











