Ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin u ka bërë thirrje të rinjve të shkojnë të votojnë por dhe të denoncojnë rastet e manipulimeve. Ajo ka apeluar edhe për mos votim familjar.
“Duhet të denonconi rastet që manipulojnë demokracinë. Nuk duam që në këto zgjedhje të kryhen votime familjare” u ka thënë ambasadorja e BE-së studentëve ë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër gjatë një takimi që u zhvillua sot.
“Zgjedhjet vendore janë të rëndësishme pasi përcaktojnë cilësinë e jetës. Vota është liria juaj për të zgjedhur”, nënvizoi ambasadorja.












