Sipas IPR marketing rezultati në Durrës jep për Vangjush Dakon një rezultat me 51%, ndërsa Grida Duma merr 49%. Krahasuar me 2 javë më parë Dako ka rënë me 3 % dhe Duma është rritur me 3%.
E majta është me 54% dhe e djathta me 45%, sipas sondazhit. PS është 39% si dhe PD është me 39%. Historia elektorale e këtij qyteti është pak më ndryshe se sa në këtë sondazh duke patur parasysh se pas Shkodrës, Durrësi është qyteti që i jep më shumë deputetë PD-së pavarësisht rezultatit mazhoritar në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie.












