Fatos Tushe kandidon në emër të koalicionit të majtë për bashkinë e Lushnjës.
Por, për shkak të një gabimi, emri i tij është shfaqur edhe në billoborderat e Mallakastrës, ku në vend të kandidatit të propozuar nga LSI Shyqyri Kapllani në Mallakastër është vendosur emri i propozimit të PS-së Fatos Tushe që kandidon në Lushnjë.











