Familja e një djali britanik tha se ishin të shokuar kur panë djalin e tyre 17-vjeçar në një foto të postuar nga ISIS, teksa i buzëqeshur pozonte para flamurit të zi të organizatës terroriste. Mediat e ISIS kanë postuar imazhet e një djali nga grupi i quajtur Ebu Yousef el Britani.
Në një foto, adoleshenti i njohur si Talha Asmal nga Anglia shihet me gishtin e tij të ngritur lartë, derisa një flamur i zi varet pas tij. Në një tjetër shkrepje fotografike, ai paraqitet brenda një veture Toyota.












