Shqipërisë i rriten mundësitë drejt një kualifikimi historik në kompeticionin që pritet të luhet në Francë. Në ndeshjet eliminatore për Grupin I në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria, dy kundërshtarët më të forta të grupit, Danimarka dhe Portugalia, kanë fituar ndaj Serbisë dhe Armenisë.
Danimarka mposhti 2 – 0 Serbinë me gola të Yussuf Poulsen në minutën e 13’ dhe Jakob Poulsen në minutën e 87’, ndërsa Portugalia arriti një fitore 2 – 3 në transfertë ndaj Armenisë, falë tripletës së Cristiano Ronaldos.
Fitorja e Danimarkës dhe e Portugalisë, rrit së tepërmi shanset për Shqipërinë për të zënë vendin e tretë dhe të shkojë drejt play off-it.












