Efektivët e Komisariatit nr. 5 në kuadër të operacionit të koduar “Priska 1”, bën të mundur arrestimi në flagrance të shtetasit Durim Hoxha, banues në fshatin Priskë. Nga ana e Policisë janë konstatuar dy parcela në të cilat ishin kultivuar 181 bimë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Këto bime u asgjësuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.












