Një filial banke është grabitur nën kërcënimin e armëve në Shijak. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.
Një person i armatosur, mësohet se i armatosur i maskuar, ka kërcënuar me armë punonjëset e bankës. Nën kërcënim, ai ju ka marrë atyre një shumë prej rreth 1 milion lek (të vjetra) dhe është larguar në drejtim të paditur, i bënë në ndjekje nga policia.
Sipas policisë lokale, mësohet se autori është rreth 170 cm gjatë, i veshur me bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhinse dhe është larguar në këmbë.











