Partia Socialiste ka përfshirë në fushatë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit përmes shpërndarjes së biletave në tribunën A për aktivistët më të zellshëm në faqen e Rilindjes. Pas dy ditësh do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë dhe skuadrat e imazhit të socialistëve nuk e kanë lënë skuadrën franceze pa e përfshirë në lojën politike të zgjedhjeve. Ky ishte aksioni i fundit që përfshin asetet publike në fushatën partiate, pas agjencisë së legalizimeve, drejtorive të arsimit dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe nëntëvjecare, KESH etj.











