Është shtyrë sërish vendimi i Arbitrazhit për ndeshjen e futbollit, Serbi – Shqipëri. FSHF ka konfirmuar shtyrjen dhe ka bërë ët ditur se ky vendim do të jepet në datën 10 korrik.
“CAS me anë të një letre zyrtare e ka shtyre sërish vendimin e rëndësishëm për ndeshjen Serbi – Shqipëri e luajtur në 14 Tetor 2014. Vendimi pritej të zbardhej në datën 12 qershor, tani do të presim zbardhjen në datën 10 korrik 2015”, njofton FSHF-ja.












