Policia e Mirditës bëri arrestimin në flagrancë të Bardhok Gjetës, 38 vjeç, banues Rrëshen, Mirditë.
Arrestimi i tij u bë pasi, Gjeta paraditen e sotme, në mengjes në vendin e quajtur rrugë këmbësore që lidh rrugën e vjetër nacionale Rrëshen-Geziq Reps , me rrugën autostradë Rrëshen-Morinë, i ka dalë përpara duke i zënë rrugën një këmbësorje 44 vjeç, banuese në Mirditë, ku ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Mardhenie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentative” neni 102-22 i Kodit Penal.











