Eshtrat e Isa Boletini u varrosën sot në fshatin e tij të lindjes, Boletin në veri të Mitrovicës ndërkohë që një ceremoni e madhe u zhvillua në qytetin e Mitrovicës.

Shqipëria u përfaqësua me Presidentin e vendit, Bujar Nishani dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Nuk kishte pjesëmarrës nga qeveria , gjë që mund të lidhet me refuzimin vendimit të qeverisë së Tiranës për vendosjen e eshtrave të heroit në Vlorë.




















