Të paktën 9 shqiptarë rezultojnë të përfshirë në skemën e ngritur nga italiani Francesco Becchetti për pastrimin e parave. Erjona Troplini, administratore në disa kompani të italianit dhe Pranvera Gjika, drejtuese e një banke të nivelit të dytë, u arrestuan. Po ashtu janë pyetur nga prokuroria edhe 7 biznesmenë e drejtues të tjerë të lidhur me kompanitë e Becchettit.
Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se përmes transaksioneve të kryera mes tyre, Becchetti arrinte të fshihte edhe taksat dhe pagesat e detyrimeve që arrijnë në 770 milionë lekë.












