Gjykata e Apelit e Tiranës shpall fajtor Taulant Ballën për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Me vendimin e sotëm të saj, kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ët Tiranës, shpalljen fajtor të Taulant Ballës, ndërsa ka përgjysmuar masën e dënimit, nga 2 milionë lekë (të reja) në 1 milion lek (të reja)
Padia ndaj Taulant Ballës u depozitua rreth dy vjet më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës nga djali ish-kryeministrit pas deklarimeve që deputeti socialist bëri në adresë të Shkëlzen Berishës.












