Një emigrant shqiptar 35 vjecar u vu në pranga sot nga policia italiane për vrasje dhe plagosje me dashje në Martinsikuro të Teramos, vetëm një ditë pasi kishte kryer krimin e rëndë.
Shqiptari, besohet se ka vrarë të dielën vonë shtetasin italian Roberto Tizin dhe ka plagosur të shoqen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ciftit. Shqiptari u dorëzua pa bërë rezistencë te karabinierët dhe nuk kishte tentuar në fakt të largohej nga zona pasi u gjet shumë pranë vendit të ngjarjes.
Mësohet se shqiptari dhe italiani kishin patur një zënkë më herët në një bar. Italiani e kishte plagosur lehtë shqiptarin gjatë përplasjes fizike.
Më pas, shqiptari e kishte pritur italianin tek shtëpia e tij dhe në momentin kur ai kishte zbritur nga makina e qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur italianin dhe duke plagosur të shoqen.











