Gjatë orëve të para të ditës së sotme është grabitur arka e pagesave të ujit të pijshëm në Vlorë.
Policia bën të ditur se grabitësit kanë prishur qepenin dhe kanë marrë lekët.
Arka e pagesave të ujit të pijshëm ndodhet përgjatë bulevardit Skelë në afërsi të zyrave të OSHEE-së. Policia po kryen veprimet hetimore për të identifikuar autorët.











