Një 25-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Vasil Proni.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 06 .06. 2015, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen F. L., 17 vjeçe, banuese në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura “, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal”, sqaron policia.











