Polica e Tiranës, ka bërë të ditur sot zyrtarisht, se nga Forcat Speciale “Shqiponja” u bë e mundur ndalimi i shtetasit Altin Koci, 41 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë me 15 vjet burg për vrasje dhe grabitje.
Të njëjta burime saktësojnë se ditën e sotme duke udhëtuar me motorin e tij tip “Yinxiang” me targa AL 037, u kap me pistoletë tip TT brenda në çantë në afërsi të ish-ekspozitës.
Policia e Tiranes bënë ët ditur se është duke hetuar edhe në pista të tjera duke dokumentuar ngjarje të tjera pasi ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë.











