Nga Devolli, kryetari i PD Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të dekriminalizojë politikën dhe administratën, ndërsa i ka adresuar disa pyetje për kandidatin e mazhorancës në Devoll.
“Po i them kryeministrit, ore këtë kandidatin tënd di gjë se çfarë e ke!? Po si e ka emrin njëherë, Beni apo Koço? Po babai si e ka, Panajot apo Xhek? A ka pyetur pse e ka ndërruar emrin? Me gënjeshtra e trafiqe do ecë përpara ky vend? Ky vend do ecë përpara me Bledionin, me rininë, me të vërtetën” – theksoi Basha .

Kandidati i PS-së në Devoll është Kosta Arben Qaja, ndërsa kandidati I PD-së është Bledion Nallbati.
Përfaqësuesi i së majtës e përdor emrin e gjatë edhe në intervista apo paraqitje publike, Kosta Arben Qaja, ndërkohë që bie në sy një siklet në renditjen e emrave. Ndërkohë në fb përdor thonjëzat mbi emrin Arben pra Kosta “Arben” Qaja.
Megjithatë kush e gjen emrin e saktë të na shkruajë.












