Këngëtarja e mirënjohur e skenës, Jehona Sopi, ka publikuar projektin e paralajmëruar kohë më parë “Çaje Shukarije”.
Në fakt, bëhet fjalë për një këngë të vjetër të rome, e cila është ripërpunuar duke i shtuar disa vargje të reja në shqip.
Sopi ka bashkëpunuar me divën e muzkiës rome, Esma Rexhepovën. Për tekstin u përkujdes Big Basta, ndërsa për këngën e remiksuar u kujdes Zapp n’Criss.












