Ka përfunduar faza e parë e përzgjedhjes së konkurrenteve të këtij viti të spektaklit të bukurisë “Miss Shqipëria 2015”. Në përfundim të kësaj faze, përzgjidhen 31 vajzat e këtij konkursi.
Rreth 276 vajza janë paraqitur pranë studiove të RTSH-së, ku janë vlerësuar nga grupi për tre ditë me radhë.
Vajzat e prezantuara kanë qenë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe nga diaspora.
Të 31 vajzat e këtij konkursi, pas disa ditësh do të nisin rrugëtimin e zakonshëm të “Miss Shqipërisë” në trevat turistike dhe historike të Shqipërisë, por edhe Malit të Zi, një rrugëtim që mbyllet në Voskopojë, për të pritur ne mbrëmjen e 5 korrikut, kur do të mbahet nata finale e konkursit.
Mbretëresha shqiptare e bukurisë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Globe 2015”, që do të organizohet në Kanada.











