Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-ës, ka qenë sot në Kamëz, në mbështetje të kandidatit socialist për këtë bashki, Safet Gjici.
Ajo që ka rënë në sytë e banorëve të Kamzës, ka qenë se Edi Ramës i ka paraprirë një autokolonë prej rreth 25 autobusësh të mbushur me mbështetës të PS dhe të mbërritur në Kamëz, nga Tirana.
“Mbulimi” i autobusëve me flamujtë e PS-së, ishin “pasaporta” e mbërritjes së tyre për fushatë në Kamëz.
Pas largimit të Edi Ramës, bashkë me atë, janë larguar edhe mbështetësit e Safet Gjicit dhe ktimi i tyre sërish me autobusë, në Tiranë.











