Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika rebelohet dhe këtë herë “inatin” e ka me ata që nuk i kanë ftuar të bijën në aktivitetin e organizuar me rastin e festës së 1 qershorit.
Edhe pse u shpall i pafajshëm për tre akuzat, Gjika ironizon duke u shprehur në “Facebook”, “Po Era çfarë gabimi ka bërë që nuk e ftuan në festën e 1 qershorit te Parku Rinia këtë vit?! Apo edhe Era është e korruptuar dhe ka administruar keq?!”, shkruan Gjika.
Me këtë organizim është marrë Drejtoria Arsimore e Vlorës, e cila kishte përzgjedhur nxënësit e shkollave për të qenë pjesë e paradës.












