Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar për rizgjedhjen në krye të LDK, Isa Mustafën. Në urimin e tij ai thekson se bashkëpunimi PD-LDK do të forcohet më tej në shërbim të interesave kombëtare. “Rikonfirmimi i lidershipit tuaj është një akt besimi për të përballuar sfidat”, thekson Basha.
Ndërkohë edhe zëvëndësi i Mustafës në qeverinë e Kosovës që drejton PDK, Hashim Thaci e ka uruar atë për fitoren e arritur sot në votimet për kryetar brenda LDK-së. “I uroj z. Isa Mustafa rizgjedhjen në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe shumë suksese në angazhimet tuaja!”, shkruan Thaci











