“Janë 27 familje në Portëz që nuk shkojnë dot te toka bujqësore sepse rruga u është bllokuar. Banorët kërkojnë zgjidhje edhe për funksionimin e qendrës shëndetësore, për kanalizimet e ujërave të zeza, për shtrim të rrugëve, ndriçim, ujë të pijshëm …. Kërkesat e tyre prej vitesh të tëra kanë rënë në vesh të shurdhër….. “, thotë kandidati demokrat për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj. Në 21 qershor vota për ofertën tonë do të jetë vota për investime në infrastrukturën rrugore, për sistemin e kanalizimeve, vaditjes e kullimit, për tokat bujqësore; për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin e Portëzës dhe gjithë Fierit, premton ai.














