Erion Veliaj shpërndau sot sërish disa certifikata legalizimi. Shpërndarja publike, pjesë – pjesë e certifikatave të legalizimit për banorët e pallatave “Hawai” në Laprakë, ishte e përsëritur. Më parë edhe Edi Rama ka shpërndarë certifikata për këtë kategori banorësh, në këtë bllok pallatesh, i shoqëruar biles edhe nga Artan Lame.
Por ajo që ra në sy sot, në ndarjen publike të radhës, ishte një rrëfim i sinqertë i Erion Veliajt, i cili pa dashje i dha të drejtë Lulzim Bashës.
Erion Veliaj u shpreh, në formë sulmi dhe denoncimi, duke ju referuar një premtimi të kryebashkiakut Basha, për legalzimin e këtyre pallateve brenda katër vjetësh. Sipas Erion Veliajt Lulzim Basha nuk paska bërë gjë. Por sot, ende Lulzim Basha është brenda mandatit të tij si kryebashkiak, dhe ata banorë e morën certifikatën e legalzimit, pavarësish se ia dha apo jo Erion Veliaj.
Një të vërtetë tjetër pohoi sërish sot Erion Veliaj, kur pranoi se është detyrë e bashkisë kolaudimi i pallateve me probleme me lejet. Ndërkohë, duke mos sqaruar se cili institucion e bëri kolaudimin e pallateve “Hawai”, indirekt ai duke cituar edhe pjesë të ligjit, pranoi se këtë e ka përgjegjësi bashkia, që me sa duket e ka bërë… dhe Erion Veliaj po mundohet të vjelë frutet…











