Skuadrat e Kukësit dhe e Laçit po përballen në “Qemal Stafa” në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një sherri dhe rrëmuje që kanë shkaktuar tifozët e dy palëve përgjatë hyrjes në Tiranë deri tek stadiumi.
Tifozët e Laçit bllokuan autostradën Durrës-Tiranë duke mos lejuar kalimin e makinave dhe duke lënë pas një varg të gjatë makinash. Më pas janë rrahur me tifozët e Kukësit. Dyshohet se ka disa të plagosur pasi dy grupet e tifozëve kanë përdorur mjetetë forta.
Policia nuk ka reaguar as në rrugët e Tiranës, kur në kundërshtim me cdo rregull të qarkullimit qindra të rinj kishin hypur mbi veturat që qarkullonin me shpejtësi.












