Kandidati i PD në Korcë, Gjergji Mero vizitoi sot në një fabrikë mishi dhe sallamerie, e njohur në tregun kombëtar, me një aktivitet prej mëse 20 vitesh. Këto biznese vuajnë aktualisht taksat e larta dhe uljen e konsiderueshme të fuqisë blerëse për shkak të varfërisë së madhe që ka në Korcë. Kandidati Mero tha se në programin e tij taksat vendore do të ulen 30% për bizneset mëdha dhe të vogla në mënyrë që të mbështetet prodhimi vendas dhe punësimi. “Vitin e parë për të punësuarit rishtaz , bashkia do të paguajë sigurimet shoqërore”, u shpreh kandidati Mero, duke garantuar mbështetje dhe konsulta publike me biznesin, për cdo kërkesë dhe shqetësim të tij.












